Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar detaje të reja në lidhje me operacionin e autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane në lidhje me goditjen e krimit të organizuar në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Mësohet se urdhër-arreste janë lëshuar për:
-Një avokat, i cili kishte në mbrojtje disa prej personave të shpallur në kërkim,
-Një efektiv policie i larguar nga blutë vetëm pak kohë më parë,
-Biznesmenë,
– Orges Molla, i cili konsiderohet edhe si personazh kyç në këtë histori
-Hasan Neerjaku, i arrestuar në Itali
-Administratori i kompanisë së autobusëve Ligor Çombashi.
Ky operacion ka derivua nga një hetim i mëparshëm i hetimit të Krimeve të Rënda, ndërsa janë ushtruar kontrolle në disa baza dhe banesa.
Në total janë 52 urdhër-arreste mes Shqipërisë e Italisë si dhe është ekzekutuar urdhëri i sekuestrimit të pasurisë për disa miliona euro në Itali e Shqipëri në pronësi të grupeve kriminale.