Kukësi organizon “Gjysmë Maratonën”, Policia Vendore me plan masash për aktivitetin

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, plan masash për mbarëvajtjen e aktivitetit “Gjysmë Maratonë”, të organizuar nga Qendra për Progres Rinor dhe Sport dhe Bashkia Kukës, që do të zhvillohet në datat 24 dhe 25 maj, në qytetin e Kukësit.

Më datë 24 maj 2025, nga ora 15:00 deri në orën 17:00, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në aksin:

– Rruga “Eksodi” deri te bulevardi kryesor i qytetit të Kukësit.

Më datë 25 maj 2025, nga ora 08:00 deri në orën 12:30, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në rrugët si më poshtë:

– Bulevardi kryesor i qytetit të Kukësit – rruga e ujësjellësit – rruga e vjetër në Gostil – mbikalimi Gostil – fshati Shtiqen – Kodër Lume – ura 6-metroshe – rruga e Pazarit – tabela e Kuqe- spitali i Kukësit – Radio Kukësi – 6-katëshi – xhamia e Kukësit – Turizmi i Ri.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës iu bën thirrje qytetarëve/drejtuesve të mjeteve, që të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim, për zbatimin e këtyre kufizimeve që do të mundësojnë zhvillimin e aktivitetit në kushte optimale sigurie. Gjithashtu, apelon që të shmangen parkimet e gabuara, në akset e përfshira në itinerar.

Mbarëvajtja e garës ndikon pozitivisht në promovimin e Kukësit si një destinacion tursitik.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook