Jumbo vijon të zgjerojë praninë në tregun shqiptar, duke hapur dyert e dyqanit më të ri në Tiranë, në Qendrën Emerald. Ky dyqan e çon në tre numrin e dyqaneve në kryeqytet dhe në dhjetë totalin e dyqaneve Jumbo në të gjithë Shqipërinë.

“Hapja e këtij dyqani është një përgjigje ndaj kërkesave të shumta të klientëve dhe një hap tjetër drejt qëllimit të Jumbo për të qenë sa më pranë konsumatorëve të saj, duke ofruar produkte cilësore, çmime konkurruese dhe një përvojë blerjeje të veçantë për çdo sezon”, – shprehet Ani Xhetani, Menaxher i përgjithshëm i Jumbo në Shqipëri.
Jumbo në Qendrën Emerald pritet të bëhet shumë shpejt një nga destinacionet më të preferuara të blerësve në Tiranë. Në këtë dyqan të ri dhe modern, klientët mund të gjejnë një gamë të gjerë produktesh: nga artikuj sezonalë dhe dekor për shtëpinë, te lodrat, kancelaria, kozmetika, artikuj për fëmijë dhe shumë më tepër.
Me rastin e hapjes, nga data 22 deri më 25 maj, Jumbo në Qendrën Emerald ofron ulje për çdo blerje mbi 1,500 lekë, si dhe aktivitete argëtuese për të gjithë familjen. Eventet do të zhvillohen gjatë ditëve të hapjes më 22, 24 dhe 25 maj, nga ora 18:00 deri në 20:00, duke i kthyer këto ditë në një festë të vërtetë.
Jumbo është pjesë e Grupit BALFIN, një ndër grupet më të mëdha dhe të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. Me zgjerimin e vazhdueshëm dhe angazhimin për të ofruar cilësi dhe shërbim të shkëlqyer, Jumbo vazhdon të konsolidojë pozicionin e saj si zgjedhja e parë për mijëra familje shqiptare.
Për më shumë informacione, mund të vizitoni faqen zyrtare www.jumbo.al ose të ndiqni Jumbo në rrjetet sociale, si: Facebook, Instagram dhe Youtube.
()