“Fryma që nuk nxorri Alimehmetin deputet, nuk i dha besim 250 mijë votuesve”, Juela Meçani: PD të bëjë analizën brenda saj

Gazetarja Juela Meçani u shpreh në “LOG.” se në zgjedhjet e 11 majit, mbi 200 mijë votues nuk dolën nga shtëpia dhe kjo nënkupton se ata nuk patën besim tek forcat politike.

Nga analiza e bërë, rezulton se shumica e atyre që nuk votuan ishin demokratë dhe për këtë arsye, Meçani tha se duhet bërë një analizë urgjente brenda PD për mungesën e frymës së besimit në elektoratin e djathtë se vota e tyre më 11 maj do të ndryshonte diçka.

Juela Meçani: Kanë kaluar shumë vite dhe dikur thirrjet “Hapni kutitë” nga PS, më tregon se e vërteta e mungesës së besimit lidhet me idenë, se vota e tyre do numërohej.

Unë kam thënë dhe më parë se dua të shpresoj dhe të di që ato 200 mijë vota që i munguan PD-së do të dilnin nga shtëpitë, në momentin kur do të ishte një emër, dhe PD kishte 1 vit kohë të ngrinte frymën.

Ajo që mua më tremb për vazhdimëinë e skenarit të përzierjes së politikës shqiptare, është se ato mbi 200 mijë që shumica janë demokratë përsëri kanë patur mosbesimin se vota e tyre do të ndryshonte diçka. PS ishte aq e bindur në shifrat që do të arrinte dhe të merrte 84 vota, është lëshuar një qarkore me një listë emër për emër se përse nuk kanë dalë në zgjedhje duhet të ecet paralel nga ana e PD edhe me analizën se pse nuk dolën këta 200 mijë në zgjedhje, dhe të vazhdosh me pretendimet për zgjedhjen.

Nëse lë analizën për më vonë, kjo do fashitet, duhet të ecin me 2 drejtime, të shohin dhe nga vetja e të bëjnë analizë. Ilir Alimehmeti me votat që ka marrë është sa për 2 mandate, por listat e ndëshkuan, ka diçka që nuk shkon, kjo frymë që nuk e nxorri Alimehmetin deputet, është ajo frymë që nuk i dha besim atyre 250 mijë personave që nuk dolën në votime.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook