“Pse nuk po akuzohet Veliaj për inceneratorin?”, Alimehmeti, Bidos: SPAK vonoi për ta arrestuar, çdo muaj pagesa nga taksat tona

Dy kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, Ardit Bido i PS dhe Ilir Alimehmeti i PD, të ftuar në Log. janë përfshirë në një debat mbi zhvillimet e fundit të SPAK ku kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij iu shtua dhe një tjetër akuzë ajo e fshehjes së pasurisë.

Bido tha se çështja “Veliaj” i përket drejtësisë e cila si institucion i pavarur është garanci për qytetarët ndërsa PS alternativë që mbron SPAK.

Por kandidati i PD për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, nuk ishte dakord duke e kundërshtuar Bidon pasi sipas tij, SPAK vonoi në arrestimin e kryebashkiakut Veliaj. Gjithashtu, ai nuk po akuzohet për inceneratorin e Tiranës, një projekt që nuk ekziston.

Ardit Bido: Veliaj është cështje e drejtësisë, shyqyr zotit e kemi këtë drejtësi, të pavarur. Në zgjedhjet e kaluara kemi patur kryebashkiakë të kësaj shumice që janë dënuar për krim zgjedhor dhe unë uroj që të kapen ata, dhe SPAK është garanci dhe politikisht PS është alternativë që mbron SPAK, ndërsa PD kërkon ta shkrijë.

Unë nuk di arsyet e shkarkimeve të sotme në bashkinë e Tiranës, duhet të shohim.

Ilir Alimehmeti: Nuk është faji ynë pse Veliaj është në burg. Nuk është meritë e SPAK që ai është në burg. Nëse mjeku vjen pasi vdes pacienti, kjo nuk e bën atë të mirë. Inceneratori nuk ka ekzistuar dhe ai dënohet për ca rroba.

Ky është SPAK dhe pagesat vijojnë të bëhen nga buxheti i shtetit. Po të shkojë topi te Veliaj, shkon te Rama, se nuk nxjerr VKM Veliaj.

Çdo institucion përbëhet nga njerëz, kur janë të kapur, duhet të ketë proces autorregullimi brenda tij.

()

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook