Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Varvalak, në njësinë administrative Mamurras të Kurbinit. Rreth orës 07:00, një 37-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Sipas informacioneve paraprake të Policisë, dyshohet se shtetasi S. B. i ka dhënë fund jetës duke përdorur një armë gjahu të llojit çifte.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e mundshme të kësaj ngjarjeje tragjike. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme, ndërsa hetimet janë në vijim.
Njoftimi i policisë:
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 07:00, në fshatin Varvalak, Mamurras, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu (çifte), në banesë, shtetasi S. B., rreth 37 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.