OPERACIONI “URA”/ “Shok, mpate pyt iher për çokollat”, si u kapën 275 kg drogë me stampën e “Dragon Ball” në Rimini. Pjesë nga përgjimi në SkyECC…

Mega-operacioni “Ura” mes Italisë dhe Shqipërisë çoi në 52 urdhër arreste për shtetas italianë dhe shqiptarë. Janë zbardhur shumë përgjime të të akuzuarve, që lidhen me dërgesa të ndryshme të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Siç shihet edhe nga komunikimi i pesë viteve më parë, autorët flasin hapur me njëri-tjetrin, duke përdorur edhe disa kode për llojin e drogës, me epitete si “Dragon Ball”, ku shoqërohen edhe me foto.

Përmes këqyrjes dhe analizimit të të dhënave të administruara nga kërkesa për ndihmë juridike, është bërë e mundur administrimi i kopjes së dosjes hetimore.

Për interesa të dokumentimit të faktit penal të mësipërm, janë këqyrur dhe analizuar komunikimet e kryera në aplikacionin e enkriptuar të komunikimeve SkyECC të dërguara nga autoritetet franceze të drejtësisë.

Në analizë të bisedave në aplikacionin SkyECC, në datën 03 dhjetor 2020, në orën përdoruesi i SkyECC 5PNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku zhvillon një bisedë me përdoruesin e SkyECC HPUTP2, i paidentifikuar, të cilin e informon se ai disponon lëndë narkotike, e cila ndodhet ne Rimini, Itali si dhe i dërgon fotografi ku stampuar imazhi i Gokut, personazhi vizatimor i Dragon Ball.

Foto E Ura
Foto E Ura

Konkretisht biseda si vijon:
5PNNS9—Shok mpate pyt iher per cokollat ne it ti mu….Kam ne rimni…Aha….Ardala kam…4…Ta lej iqet me 4.3…4.3….Ok…Jojo… Folti…

Po në datën 03 dhjetor 2020, në orën 18:51 përdoruesi i SkyECC 5PNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku zhvillon një bisedë me përdoruesin e SkyECC QAEJ40, i paidentifikuar, ku Ekil Nderjaku i dërgon një fotografi në dukje lëndë narkotike, ku stampuar është imazhi i Gokut, personazhi vizatimor i Dragon Ball:

“5PNNS9--foto…
QAEJ40-–Me sa eshte kjo shok…
5PNNS9-–Me 4 shok…4.3 hiqet…Ardala…
QAEJ40-–Po spo gjej dot nji shofer”.

Në datën 04 dhjetor 2020, në orën 19:02, përdoruesi i SkyECC QAEJ40, i paidentifikuar, komunikon me përdoruesin e SkyECC 5PNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku, ku ky i fundit e informon se i është sekuestruar një sasi lënde narkotike:
“QAEJ40—O shok…Ca bon…Po me gjet nji shof na nimon dot me na nji 10 pa likujdim…
5PNNS9-–O shok mi kapn mrom gjith 150 coko e 150 bar…Ne rimini…
QAEJ40-–Boh ca te paskan bo mer shok..Prapp…
SPNNS9–Po i q… ropt…”.

Itali: 275 kg drogë me stampen “Dragon Ball”, 3 shqiptarë në pranga

Biseda vijon në datën 05 dhjetor 2020, në orën 14:43 përdoruesi i SkyECC HPUTP2, i paidentifikuar i dërgon fotografi përdoruesit të SkyECC 5PNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku, me përmbajtje të një lajmi në lidhje me sekuestrimin e një sasi lendë narkotike në Itali prej 275 kg drogë me stampën “Dragon Ball”, si vijon: “HPUTP2— Foto
5PNNS9-— He shok….He shok…Po na u kap ne rimn…Parmrom….
HPUTP2-–A i q… ropt…
SPNNS9-–Ee na bon dom kurvat… Leje mo shok as vet spo e kuptoj…”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook