“Po mbledh prova, nesër marr pamjet filmike”, Aulon Kalaja: Kam ndenjur 9 ditë duke parë nga afër numërimin, do i shkoj deri në fund…

 

Kandidati i PD në listën e hapur për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja i ftuar në studion e “Opinion” në News24 deklaroi se do t’i shkojë deri në fund betejës për votën. Kalaja tha se ka kërkuar në KQZ pamjet filmike të votimit edhe për subjektet politike dhe për kandidatët, pasi dëshiron ta shohë që në start procesin e numërimit.

Gjithashtu, Kalaja tha se megjithëse të shtunën KQZ do të shpallë tabelën përmbledhëse të rezultatit të votimit për qarkun e Durrësit, kjo nuk do ta pengojë atë që përmes një shkrese të firmosur nga subjekti i tij politik, të kërkojë rinumërimin e kutive të votimit nëse do të evidentohen parregullsi në proces.

Aulon Kalaja: Jam i pari që kam depozituar 2 kërkesa në KQZ, pamjet filmike dhe rinumërim të kutive, fillimisht në Krujë dhe Durrës.

Kam bërë dhe një seancë në KAS. Unë kam ndenjur 9 ditë duke parë nga afër numërimin deri dhe votën e Diasporës. Kam parë numërues duke fjetur në shkallë.

Kam kërkuar në KQZ, që të shoh pamjet filmike dhe për subjektet dhe për kandidatët. KQZ po mi vë në dispozicion, po kopjohen pamjet.

Kam 9 dite që ja kam bërë me dije KQZ, por marr vesh që nesër do të dalë përmbledhja e rezultateve të Durrësit na kanë lënë 72 orë për të parë pamjet, Unë i kam time codet ku janë parregullsitë.

Kam bërë një seancë në KAS ku e ka rrëzuar kërkesnë time fillimisht, ku sipas kodit elektoral, e nxjerr rezultatin fillimisht KQZ më pas ne ankimojmë dhe nuk legjitimohemi. Duhet vula e PD që të lejohet rinumërimi.

Unë po mbledh prova, nesër përfundon procesi i regjistrimit të pamjeve filmike, më pas hap pas hapi për rinumërim. Do ta çoj deri në fund, s’dua ta paragjykoj procesin por dua të shkoj deri në fund.

Kam harxhuar 6 milionë lekë të vjetra, nuk i jap as makinës.

Kam vetëm një telefon, nuk kam shtruar iftare apo gjëra të tilla. Nuk kam paguar për të dalë në tv për fushatë. Unë misionin tim do ta çoj deri në fund, jam për transparencë, i shkoj deri në fund kësaj beteje. Prokuroria duhet të hetojë dhe t’i shkojë deri në fund.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook