Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kandidatja e PS në listën e mbyllur të PS, Iris Luarasi ka ndarë reflektimet e saj mbi procesin zgjedhor, fushatën dhe sfidat e saj në parlamentin e ri.
E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, ajo tregoi se ndonëse rezultati ishte i pritshëm për të, për shumë të tjerë gara ka qenë jashtëzakonisht e vështirë.
Edhe pse ishte pjesë e një liste të mbyllur, ajo shprehu ndjeshmërinë për sfidën që përballuan kandidatët në lista të hapura, të cilët u gjendën në një garë të ashpër për çdo votë.
Luarasi vlerësoi strategjinë e kryeministrit Edi Rama për përfshirjen e emrave të rinj e pa eksperiencë të mëparshme politike në lista, duke e quajtur këtë si mënyrën e vetme për të rinovuar strukturat e partisë.
“Gjithmonë e kam thënë se strategjia e Ramës për të futur në listat e sigurta njerëz pa eksperiencë politike ishte e duhura. Ishte mënyra e vetme për të ndryshuar anëtarësimin brenda një strukture politike”, tha ajo.
Ndërsa sa i takon mesazhit që Rama u çoi kandidatëve humbës në zgjedhje për të mos kontestuar rezultatin, Luarasi e vlerësoi si këshillë me vlerë, pasi sipas saj, në momentin që ngre një pikëpyetje sistemin brenda partisë patjetër vë në pikëpyetje gjithë sistemin.
“Nuk besoj se ka komisionerë që vë veten në burg për Oltën, Blerinën apo Irisin. Këto janë komisionerë të partive që i kanë dedikuar jetën procesit, këshilla me shumë vlerë. Qeverisja ka vend për njerëz që kanë karrierë të mdhe dhe të fortë në politikë dhe jam e sigurt që shumë emra që kanë humbur postin e deputetit do ti shohim në poste të tjera të rëndësishme pasi në fund të ditës qeverinë e ka PS”, tha Iris Luarasi.
Iris Luarasi: Që të them se nuk ka ndodhur asnjë gjë, që është rutinë, do gënjeja.
Njerëzit, kur të ndalojnë në rrugë, të njohur e panjohur, të urojnë, gjëra që ata mendojnë të t’i thonë. Sigurisht që gjërat nuk janë njësoj si më parë.
Në rastin tim ka qenë një gjë e ditur, për shkak të pozicionit tim në listën e mbyllur. Tani të provoj ushtrimin e ri, që është pjesa e Parlamentit, që i takon shtatorit.
Kam filluar të takoj miq e shokë që janë marrë me studime, pasi në një pozicion të ri duhet të lexosh gjëra të tjera ekstra.
Unë bëra një fushatë që ishte ndryshe, nuk kisha një zonë të dedikuar, nga njëra anë kjo ishte gjë e mirë, sepse duhet ti lihej njerëzve që ishin në lista të hapura.
Kudo që ti shkoje, ti ndjeje se ishe në konkurrencë. Kjo ishte një betejë që për pak vota ti ishe ose jo deputete e parlamentit. Gjithmonë e kam thënë në studio që strategjia e Ramës për të futur në listat e sigurta të njerëzve pa eksperiencë në politikë, ishte e duhura dhe e vetmja mënyrë për ta ndryshuar anëtarësimin e njerëzve brenda një strukture politike. Gjëja që arrita të kuptoj është se sado ti të kesh një reputacion publik, nëse ske pas struktura të partisë, sepse jëto janë lidhje që sbëhen në 2 muaj, lufta është shumë e vështirë.
Nëse do të isha në listë të hapur, unë fushatën e bëra në stduio por di të bëj mirë dhe bisedën me njerëzit. Për shkak të aftësisë së komunikimit, një nga arsyet pse e dashuroj mësimdhënien është fakti që je me të rinjtë dhe ke gjëra të reja për të mësuar me ta. Linja e këshillimit pjesë e punës më mban me këmbë në tokë, mendoj që është një nga gjërat e mira që kam. Nivelin e bisedës e ul deri në nivelin e atij përballë.
Këto zgjedhje kanë qenë shumë të vështira për ata që kanë qenë në lista të hapura. Ky sistem sjell vota për partitë, por kandidatët i vë në një garë dhe një betejë që është shumë e fortë. Ku fati varet në 1 votë.
Dhe udhëzimi i kryeministrit për t’ju besuar jo vetëm komisionerëve por dhe sistemit mu duk me shumë vend. Në momentin që ngre një pikëpyetje sistemin brenda partisë patjetër vë në pikëpyetje gjithë sistemin. Nuk besoj se ka komisionerë që vë veten në burg për Oltën, Blerinën apo Irisin.
Këto janë komisionerë të partive që i kanë dedikuar jetën procesit, këshilla me shumë vlerë. Nuk e mendoj kurrë se formacionet janë krijuar vetëm nga deputetët.
PS është shumë e madhe dhe spërbëhet vetëm nga deputetët. E dyta mendoj që qeverisja ka vend për njerëz që kanë karrierë të mdhe dhe të fortë në politikë dhe jam e sigurt që shumë emra që kanë humbur postin e deputetit do ti shohim në poste të tjera të rëndësishme pasi në fund të ditës qeverinë e ka PS.
()