
Finalisti i Big Brother VIP Albania 4, Laert Vasili, zbuloi një anë të re të jetës së tij gjatë një interviste në “E Diell” me Edi Manushin. Aktori i njohur rrëfeu për fëmijërinë, për lidhjen e veçantë me familjen dhe arsyet që e çuan nga fusha e futbollit drejt skenës së artit.
Një detaj që tërhoqi vëmendjen ishte mënyra si Laerti komunikon me prindërit e tij: “Me nënën time unë flas greqisht, me babain flisja shqip,” tregoi ai duke qeshur. Ky fakt ishte shpesh i komentuar gjatë qëndrimit të tij në Big Brother, ku ai shpesh përdorte gjuhën greke, duke sjellë kështu një freski dhe një dimension të ri në program.
Një rrëfim i sinqertë që tregon më shumë se sa një banor i zakonshëm i Big Brother një artist që flet dy gjuhë dhe sjell emocione të papërsëritshme në skenën e televizionit.