Fund sezoni enigmatik, ja të gjitha verdiket në Serie A

Serie A 2024/25 është mbyllur zyrtarisht, dhe me ndeshjet e së dielës në mbrëmje janë dhënë edhe të gjitha verdiktet e fundit: Napoli fitoi scudetton numër 4 në histori, një triumf i jashtëzakonshëm i armatës së udhëhequr nga Antonio Conte, që zbritën nga froni i kampionit Interin. Zikaltrit do të shkojnë në Champions së bashku me zikaltrit e tjerë, ata të Atalantës së Gasperinit, që u pozicionuan në vend të 3. Vendi i 4 dhe i fundit për zonën Champions u zu nga Juventus, i cili me shumë vuajtje, mposhti Venezian duke siguruar një vend në Ligën e Kampionëve pas suksesit të mundimshëm 2-3 në transfertë, ndërsa Roma është detyruar të kënaqet me vendin e pestë, i cili i jep të drejtën për të marrë pjesë në Europa League, pavarësisht se arriti të fitonte në javën e fundit ndaj Torinos 0-2.

Ndërkohë sa i takon vendit në Ligën e Konferencës, erdhi edhe përmbysja e bujshme nga Fiorentina ndaj Lazios për vendin e gjashtë, falë renditjes së brendshme (klasifikimi i ndërsjellë): viola do të luajë në Conference League. Fiorentina mposhti 2-3 në Friuli Udinesen, ndërsa Lazio u mund në mënyrë surprizuese ndaj Lecces 0-1. Lecce falë këtij suksesi arriti të mbijetojë parriti të mbijetojë për të 4 sezon me radhë.

Bashkë me verdhekuqtë arritën të mbijetojnë edhe Parma që fitoi me përmbysje në Bergamo ndaj Atalantës 2-3 si dhe Verona që mundi Empolin, duke e dërguar këtë të fundit sezonin e ardhshëm në Serie B, së bashku me Monzën dhe Venezian. Parma dhe Lecce shpëtojnë, ndërsa në Serie B bashkë me Monzan zbresin Empoli dhe Venezia

Të gjitha verdiktet e sezonit:

  • Kampion i Italisë: Napoli
  • Në Ligën e Kampionëve: Napoli, Inter, Atalanta, Juventus
  • Në Europa League: Bologna (fituese e Kupës së Italisë), Roma
  • Në Conference League: Fiorentina
  • Të rëna në Serie B: Monza, Venezia, Empoli


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×