Në shtëpinë e “djallit” ka nisur një frymë e re, këtë herë ndjesitë janë se gjërat po bëhen si duhet, në radhët e duhur. Fillimisht u zgjodh Drejtori i ri Sportiv, Igli Tare, më pas trajneri Allegri, ndërsa tani është radha e ekipit, të ndërtojnë një skuadër konkurrues. Edhe në këtë pikë, Igli Tare duket një hap përpara, po lëviz me shpejtësi me një plan të qartë.
Luka Modric do të jetë goditja e tij e parë, është çështje orësh për të bërë zyrtare transferimin e mesfushorit legjendar, pasi Tare fluturoi në Kroaci për t’i marrë firmën. Modirc do të firmos një kontratë 1 vjeçare, me opsion rinovimi për një tjetër vit nga ku do të përfitojë 3 milionë euro në sezon.
Nëse Modric është blerja e parë, i larguari i parë nga Milano do të jetë Reijnders, me holandezin që ka gjetur një akord total me Man.City. Milan do të përfitojë 75 milionë euro nga shitja e kartonit të tij, një shifër e konsiderueshme për Igli Taren që i jep liri për të vepruar në merkato.
Jo vetëm Reijnders, nga Milano pritet të largohet edhe Theo Hernandez. Anësori francez refuzoi ofertën e Al Hilal pasi kërkon të qëndrojë sërish në Evropë. Atletico Madrid ka shfaqur interesim, por oferta e tyre është larg 30 milionë eurove që kërkon Tare.
Nga Milano pritet të largohet edhe portieri Mike Maignan pasi Chelsea është gati të paguajë 25 milionë euro për kartonin e tij. I fundit që mund të largohet është Rafa Leao.
Pavarësisht se Allegri e pëlqen shumë sulmuesin portugez, çdo lojtar e ka një çmim. Tare dhe Furlani i kanë vendosur një çmim, 130 milionë euro. Nëse ndonjë klub paraqitet me një ofertë të tillë, atëherë edhe Leao mund të largohet. Së fundmi në skenë për portugezin ka dalë Bayern Munich, me gjigandët gjerman që pritet të trokasin me një ofertë zyrtare në ditët në vijim.
()