Inzaghi bëhet sheik, është trajneri më i paguar në botë, Guardiola i dyti

Simone Inzaghi fluturoi drejt Riadit për të nisur një aventure të re në Arabinë Saudite, tek ekipi i Al Hilal. Inzaghi do të firmos një kontratë 3-vjeçarë, nga ku do të përfitojë 25 milionë euro neto në sezon, plus bonuse, që parashikohet të shkojë në 27 milionë euro.

Kjo nuk është një kontratë si gjithë të tjerat, por një super kontratë që e ngjit Inzaghi-n menjëherë në majën e listës së trajnerëve më të paguar në botë. Inzaghi i merr këtë fron Pep Guardiola, me spanjollin që e ndjek në vendin e dytë me 22,4 milionë euro në sezon.

Në vendin e tretë, si trajneri më i pagur në botë, renditet Diego Simeone, por diferenca është shumë e madhe pasi trajneri i Atletico Madrid përfiton 13 milionë euro në sezon.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×