Seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë, të akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, është shtyrë për në datën 12 qershor.
Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e njërit prej anëtarëve të trupës gjykuese dhe e prokurorit të çështjes, të cilët janë të angazhuar paralelisht në një tjetër proces gjyqësor. Ata po ndjekin dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili po zbërthen aktivitetin kriminal të bandës së Laert Haxhiut.
Dëshmia e Tafanit po konsiderohet me rëndësi të lartë për zbardhjen e një sërë ngjarjesh të rënda kriminale në vend dhe ka marrë përparësi në axhendën gjyqësore.
(Arena e Lajmit)