Partia “Mundësia” festoi 1-vjetorin e parë të krijimit. Mes miqve dhe mbështetësve, kreu “Mundësia” Agron Shehaj tha se kjo forcë politike është e atyre që nuk blihen as nuk shiten.
Edhe pse në vitin e parë të krijimit, “Mundësia” arriti të sigurojë 2 deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Shehaj tha se “dy mandatet janë nisja e një rrugëtimi edhe më sfidues”. Ai shtoi se “Mundësia” ka denoncuar pa frikë padrejtësitë si dhe ka qenë një zë përfaqësues i të papëfaqësuarve.
“Ky vit i parë nuk ka qenë i lehtë. Nuk kishim pushtet, nuk kemi bërë pazare, nuk jemi përlyer me askënd, por kemi kemi pasur njerëzit e ndershëm dhe punëtorë me vete. Kemi pasur të vërtetën. E vërteta, gjërat e thëna troç, me pastërti dhe konsistenë na kane sjelle ketu ku jemi”, tha ai.
Fjala e Shehajt
Të dashur mbështetës dhe bashkëudhëtarë të Partisë Mundësia
Sot mbushim një vit nga krijimi i një force që ka vetëm një synim, të sjellim mundësi dhe shpresë, aty ku për vite të tëra ka pasur vetëm pengesa, mashtrime dhe padrejtësi. Dhe sot, jo vetëm jemi rritur, por jemi edhe më të fortë. Me dy mandate në zgjedhjet tona të para, kemi dëshmuar se në këtë vend ka akoma njerëz që besojnë. Që nuk janë
lodhur. Që nuk janë blerë. Që shpresojne dhe që i kemi bërë të ëndërrojmë.
Ky vit i parë nuk ka qenë i lehtë. Nuk kishim pushtet, nuk kemi bërë pazare, nuk jemi përlyer me askënd, por kemi kemi pasur njerëzit e ndershëm dhe punëtorë me vete. Kemi pasur të vërtetën. E vërteta, gjërat e thëna troç, me pastërti dhe konsistenë na kane sjelle ketu ku jemi.
Kemi folur pa frikë, kemi denoncuar padrejtësitë, kemi qenë zëri i atyre qe jane ndjere te papërfaqësuar, dhe shqiptarët na kanë dëgjuar. Ata na kanë dhënë një mesazh më 11 maj: Vazhdoni! Por ky është vetëm fillimi. Tani kemi më shumë përgjegjësi.
Dy mandatet tona janë nisja e një rrugëtimi edhe më sfidues. Tani duhet të jemi më të qartë, më të vendosur, më të organizuar. Dhe mbi të gjitha, duhet ti ftojme te gjithe te na bashkohen. Per te gjithe ata qe ndihen te papërfaqësuar, kjo është partia e tyre. Per te gjithe ata qe janete lodhur nga korrupsioni, kjo është partia jote. Per te gjithe ata qe nuk duan te blihen dhe te shiten, kjo është partia jote.
Deri dje kërkonim mbështetje. Sot kërkojmë angazhim. Sepse ky vend nuk ndryshon vetë. E ndryshojnë njerëzit që nuk dorëzohen, dhe ne jemi nga ata njerëz.Ne nuk jemi këtu për të bërë opozitë me fjalë. Jemi këtu për të bërë
opozitë me vepra. Për të treguar që Shqipëria nuk është pronë e partive të vjetra. Shqipëria është e shqiptarëve që punojnë, që nuk dorëzohen dhe ia dalin me punë të ndershme.
Në këtë njëvjetor, dua të falënderoj çdo anëtar, çdo mbështetës, çdo votues ne shqiperi dhe jashte Shqiperise që besoi te ne. Kjo parti është shtëpia e mundësive, dhe dera jonë është e hapur për këdo që beson se ky mund te jete nje vend ku mund tja dalin te gjithe, jo vetëm një pakicë e korruptuar.
Tani është koha të rritemi. Të hedhim rrënjë. Të përgatitemi për zgjedhjet që vijnë. Por më shumë se kaq, të mos harrojmë pse morem kete iniciativë.
Një vit më parë nisëm një rrugetim. Sot jemi më të fortë. Nesër do jemi më shumë. Sepse unë jam i bindur që shqiptarët janë gati dhe Partia Mundësia është këtu për ta kthyer Shqiperine në vendin e mundësive për të gjithë.
Faleminderit nga zemra!
()