Tjetër rast i vetëvarjes në juglindje. Një 20-vjeçar i jep fund jetës në fshatin Rrëmenj të Pogradecit.
Ngjarja sapo ka ndodhur. I riu dyshohet se është gjetur i varur në një zonë kodrinore të fshatit.
Kanë qenë familjarët që kanë njoftuar policinë e cila ka konfirmuar lajmin ndërsa priten detaje të tjera në vijim.
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 14:40 në fshatin Rrëmenj, është gjetur nga banorët e zonës, pa shenja jete dhe pa shenja dhune në një zonë kodrinore, shtetasi G. D., 20 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Vijon…
()