Kurbin/ Finalizohet operacioni “Couple”, kapet 23-vjeçarja e dyshuar për vjedhje me dhunë, bashkëpunëtori në kërkim

Policia e Kurbinit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Couple”, me qëllim zbardhjen e dy rasteve të vjedhjes me dhunë të ndodhura në muajin maj.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operative raportohet se u arrestua një 23-vjeçare e dyshuar si bashkëpunëtore në këto ngjarje kriminale.

E ndaluara është shtetasja F. K., 23 vjeçe, banuese në Krujë, ndërsa bashkëpunëtori i saj, E. N., 29 vjeç, me banim në Mamurras, mbetet në kërkim. Ky i fundit rezulton me precedent të theksuar penal për vjedhje.

Sipas njoftimit të Policisë, më 30 maj 2025, në fshatin Fushë Mamurras, dy të rinjtë dyshohet se i kanë vjedhur një shumë parash një drejtuesi taksie, ku pasagjere ishte pikërisht F. K. Gjatë aktit kriminal, autorët kanë kanosur viktimën me armë zjarri.

Ndërkohë, më 10 maj 2025, dyshohet se i njëjti 29-vjeçar ka hyrë i maskuar në një karburant në fshatin Fushë Gjormë, ku në bashkëpunim me F. K., kanë kanosur punonjësin dhe i kanë vjedhur xhiron ditore të pikës së karburantit.

Policia ka referuar materialet procedurale pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme ligjore. Të dyshuarit do të përballen me akuzat për “Vjedhje me dhunë” dhe “Vjedhje”, të kryera në bashkëpunim.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×