Halit Valteri paraqitet në SPAK, ja për çfarë është thirrur

Halit Valteri është paraqitur sot në SPAK si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes, lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Ngjarja ndodhi në nëntor 2019 dhe la të vrarë shoferin e Ndojës, Andi Maloku, si dhe të plagosur Landi Muharremin.

Valteri, i cili në atë kohë kishte bërë disa deklarata publike dhe kishte shpërndarë pamje të ndryshme për çështjen, është thirrur për të sqaruar rrethanat e njohura prej tij.

Ai ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë. Hetimet për atentatin vazhdojnë, ndërsa disa nga të dyshuarit janë ende në arrati.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×