Gruaja denoncon në polici: Bashkëshorti më është larguar nga banesa prej 1 viti. Ka braktisur fëmijët e mitur dhe ka marrë kursimet familjare

Një grua nga Tirana ka kërkuar ndihmën e policisë pas largimit të bashkëshortit të saj, i cili prej më shumë se një viti nuk është kthyer në banesë.

Ajo deklaron se ai jo vetëm që ka braktisur fëmijët e mitur, por ka marrë me vete edhe të gjitha kursimet e familjes.

Ngjarja është denoncuar zyrtarisht dhe policia ka nisur hetimet për të zbuluar vendndodhjen e burrit dhe për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

Njoftimi i policisë:

Ka kallëzuar në polici shtetasja F. O., 36 vjeçe, se prej 1 viti, është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi A. O., 42 vjeç, duke braktisur fëmijët e tyre të mitur dhe duke marrë kursimet e tyre familjare. Punohet për gjetjen e këtij shtetasi dhe për sqarimin e rrethanave të rastit;


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×