Billie Eilish e Nat Wolff, çifti i ri që po i jeton ditët si film romantik në Venecia

Pas thashethemeve të para për lidhjen e tyre, Billie Eilish dhe Nat Wolff po shfaqen gjithnjë e më të afërt në publik. Fundjavën që lamë pas, ata u panë duke shijuar një udhëtim me varkë përgjatë Kanalit të Madh në Venecia, me përqafime, buzëqeshje e puthje që i dhanë momentit një atmosferë tërësisht kinematografike.

E veshur me stilin e saj të veçantë dhe e rrethuar nga pamjet magjike të qytetit italian, Billie dukej e relaksuar në shoqërinë e aktorit të njohur të “Naked Brothers Band”. Fotot e publikuara nga mediat ndërkombëtare i tregojnë të dy duke buzëqeshur, duke pirë shampanjë dhe duke shkrepur foto të njëri-tjetrit, të kapur në një nga versionet më të ëmbla të dashurisë në publik.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×