“Qytetarët nuk ishin të lirë më 11 maj”, Erisa Xhixho: Pa zgjedhje të lira jemi shumë larg procesit të integrimit europian

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, deputete aktuale dhe e zgjedhur në legjislaturën e ardhshme, mori pjesë në mbledhjen e Komisionit për Çështje Europiane.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhixho tregon katër pikat kryesore të fjalës së saj, ku kryesorja është se pa zgjedhje të lirë dhe të ndershme, procesi i integrimit europian është shumë larg.

Postimi i Erisa Xhixhos:

“Gjatë fjalës time në Komisionin për Çështjet Europiane theksova se:

  • Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme jemi shumë larg procesit të integrimit europian. Qytetarët nuk ishin të lirë për të zgjedhur më 11 maj!
  • Administrata publike u përdor në mënyrë masive në funksion të Rilindjes.
  • Qeveria përdori bonusin e pensioneve dhe faljen e gjobave, në kundërshtim me ligjin zgjedhor.
  • Ne si Parlament jemi kthyer në një ministri të qeverisë, mungon llogaridhënia dhe roli kontrollues i Parlamentit.

Ky proçes më së pari duhet të ndryshojë standardet reale të qytetarëve dhe të mos mbetet në letër për hir të integrimit. Angazhimi ynë është maksimal. Garantimi i standardeve”.


()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×