Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme përgjatë aksit nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Kthesa e Lapardhasë”.
Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën ferrave e kallamishteve në anë të rrugës dhe janë larguar.
Për shkak të temperaturave të nxehta dhe erës, zjarri është përhapur me shpejtësi. Pas njoftimit të marrë, në vendgjarje kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës, që kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve, shuarjen e zjarrit dhe vënien në kontrroll të situatës.
Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me ferra e kallamishte në anë të rrugës, ndërkohë që nga ana e policisë po punohet për identifikimit e zjarrvënësve pasi dyshohet se zjarri ka qënë i qëllimshëm.