
Djali i Cher, Elijah Blue Allman, u dërgua me urgjencë në një spital në Joshua Tree të Kalifornisë, pas mbidozës.
48-vjeçari aktualisht po merr kujdes mjekësor në një qendër mjekësore dhe është me fat që i ka mbijetuar incidentit. Burime të brendshme i thanë mediave se këngëtarja po përqendrohet në “mirëqenien e djalit të saj dhe po bën gjithçka që mundet për t’i siguruar atij ndihmën që i nevojitet”.
Nuk është e qartë se çfarë droge kishte marrë Allman.
Ylli i popit ka Elijah me ish-burrin e saj të dytë, Gregg Allman. Ajo është gjithashtu nënë e djalit Chaz Bono, 56 vjeç, të cilin e ka me ish-bashkëshortin e saj të parë, Sonny Bono.
Gjatë një interviste në vitin 2014, Elijah pranoi se kishte marrë drogë, duke thënë se kishte filluar rreth moshës 11 vjeç.
Cher më parë kërkoi një kujdestari të përkohshme të vetme mbi financat e Elijah në vitin 2023, duke përmendur se ai vuante nga “probleme të rënda të shëndetit mendor dhe abuzimit me substanca”.