“Konflikti Izrael-Iran ka rrëzuar sistemin ndërkombëtar”, Kreshnik Çollaku: Momenti që njëra palë do të bie, nuk di ta them cila

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Çollaku, I ftuar në emisionin Log. në News24, në lidhje me konfliktin Izrael-Iran, tha se tashmë mund të thuhet se është rrëzuar sistemi ndërkombëtar që ishte më parë.

Sipas Çollakut, tani ka ardhur momenti i “penalltive”, njëra palë do të bie, po se cila, nuk di ta thotë.

Kreshnik Çollaku: “Ky konflikt e ka rrëzuar sistemin ndërkombëtar. Çfarë ka dështuar? Nga OKB, organizma sigurie e të tjerë. Ky brezi jonë po përjeton rënien e një rendi ndërkombëtar, demokratik e quanim ne, teksa po hyjmë në një sistem ‘zgjidhje me luftë’. Ky akt ka kapitulluar çdo përpjekje.

Thërritet për të ndërmjetësuar paqen një njeri si Putin, i akuzuar nga gjykata ndërkombëtare. Konflikti më i madh që zgjat prej dekadash. Është si një lojë futbolli, pjesa e parë, e dyta, shtesa, por tani si duket ka ardhur momenti i penalltive. Di të them se njëra palë do të bie.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×