“Netanjahu gjeti momentin për të sulmuar”, Petrit Nathanaili: Mund të jetë fundi i regjimit, Irani i vështirë në negociata

Petrit Nathanaili, pedagog i marrëdhënieve ndërkombëtare, duke folur në Log. në News24 për konfliklin Izrael-Iran, u shpreh se Netanjahu gjeti momentin e përshtatshëm për të goditur Iranin, pavarësisht kostove.

Sipas Nathanailit, për momentin është e vështirë të bësh një prognozë se si do të rrjedhin ngjarjet, sepse mundet që edhe SHBA të futet në “valle” dhe mund të jetë edhe fundi i regjimit në Iran.

Petrit Nathanaili: “Ky është një konflikt i gjatë, që buron që nga viti 1979 kur nisi Republika Islamike, SHBA u quajt satanai i madh dhe Izraeli satanai i vogël, duke thënë vdekje Amerikës dhe Izraelit. Ky përshkallëzimi i sotëm duket sikur nuk do të ketë fund, por është e vështirë të bësh prognozë, sepse mund të jetë fundi i regjimit në Iran apo të futen amerikanët në lojë.

Netanjahu e ka treguar veten se ka nuhatje politike, gjeti momentin e përshtatshëm, në fund të ultimatumit prej 60 ditësh që kishte dhënë DASH në lidhje me armët bërthamore. Mendoj se jo rastësisht Irani u godit nga ushtria izraelite në mbarim të ultimatumit. Gjërat mund të duken si jo të koordinuara, sepse SHBA mbajti pak distancë, por kjo nuk do të se Netanjahu nuk ka komunikuar. Ai gjeti momentin e përshtatshëm. Ndërsa Irani tregoi se negociatat me ta janë të vështira, kështu që SHBA përdori karotën dhe shkopin”.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×