Dyshohet se i përket Veliajt dhe Xoxës, GJKKO lë në fuqi sekuestron për apartamentin te Kodra e Diellit. Rrëzohet ankimi i ‘AgiKons’

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në zonën e Kodrës së Diellit, që dyshohet se i përket kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës.

GJKKO rrëzoi ankimimin e bërë nga kompania “AgiKons” sh.p.k., e cila kishte kundërshtuar vendimin nr. 342, datë 22.05.2025, që kishte vendosur masën e sekuestros pasurore mbi pasurinë e paluajtshme në fjalë. Gjykata vendosi të miratojë në tërësi vendimin e mëparshëm, duke e konsideruar të ligjshëm sekuestrimin e apartamentit.

Ndërkohë, sot në GJKKO pritet të nisë edhe seanca për shqyrtimin e informacionit dy mujor të paraqitur nga SPAK në lidhje me hetimet që përfshijnë edhe Erion Veliajn.

Avokati i kryebashkiakut ka mbërritur në ambientet e gjykatës, ku deklaroi se Veliaj nuk do të jetë i pranishëm, pasi prania e tij nuk është e detyrueshme në këtë fazë të procedurës.

Në seancë është i pranishëm biznesmeni Elman Abule, i cili rezulton i përfshirë në këtë çështje. Pritet që seanca të japë më shumë detaje mbi progresin e hetimeve dhe hapat që do të ndërmerren nga SPAK në vijim.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×