Deputeti socialist Plarent Ndreca u paraqit sot në ambientet e SPAK.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat pas daljes nga prokuroria, Ndreca u shpreh se është thirrur “në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes”, por theksoi se nuk mund të japë detaje, pasi “bëhet fjalë për një çështje që vijon të jetë nën hetim”.
Ndreca, që më parë ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, po hetohet nga SPAK për abuzime me tendera publikë gjatë kohës në detyrë.