Ish-zv.Ministri i Brendshëm, Ilir Çano: Në vitet ’90 problemi më i madh ishte pastrimi i parave, në ’97 nuk kishte shtet. Çdo qeveri e ka luftuar krimin…

Ilir Çano, ish-zv.Ministër i Brendshëm, i ftuar në emisionin Log. në News24, me temën “Si ndikon kriminaliteti te siguria kombëtare”, tregoi nisjen e aktiviteteve kriminale në vitet ’90, për t’u përsosur më vonë.

Çano pohoi se në fillim ishin krimet ordinere, pastaj ishin ato të gjakmarrjes, ndërsa më vonë kontrabanda. Por sipas Çanos, pastrimi i parave ishte një lloj aktiviteti thuajse i paluftuar në atë kohë, për shkak se vendi doli nga viti i errët 1997.

Ilir Çano: “Nuk mund të nxjerrim një konkluzion se cila qeveri e ka luftuar më shumë krimin, sepse të gjitha mendoj se kanë qenë të angazhuara për arsye se ka qenë një problem i madh shoqëror pas vitit 1991, sidomos krimi ordiner apo vrasjet për shkak të pronave dhe hasmërive. Po ashtu, ka qenë edhe trafiku i qënieve njerëzore. Pikërisht në këtë periudhë nisi edhe trafiku i mallrave kontrabandë.

Problemi i madh ishte pastrimi i parave, që atëherë ka filluar, sepse strukturat nuk ishin shumë mirë të organizuara, sepse pas 97’ kishte ndodhur një katrahurë e madhe, nuk kishte shtet, ishin sulmuar institucionet, nuk funksiononin doganat. Bandat kishin marrë një përparësi, madje duke bllokuar rrugët. Kryeministri Nano në atë kohë me institucionet ka qenë me një frymë liberale dhe jo hakmarrëse.

Kemi pasur goditje të kontrabandës, por mos harrojmë se në atë kohë doganat nuk funksiononin aq mirë, sepse në vend që të paguheshin taksat, punonjësit merrnin haraçin e tyre. Atëherë kontrabanda bëhej më shumë në rrugët tokësore, sidomos drejt Turqisë, pasi nga deti bëhej më pak transport.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×