Këtë të mërkurë u hodh shorti i turit të dytë të Conference League.
Dinamo, ekip që tashmë siç dihet do nisë nga turi i dytë, do sfidojë fituesin e çiftit Atletic Escaldes – Diddeleng. Të dy kundërshtarët e mundshëm konsiderohen si të kalueshëm, me ekipin e Ilir Dajës që synon të bëjë maksimumin.
Vllaznia, nëse eleminon Daugavpils, gjen në fazën tjetër fituesin e Malisheva-Vikingur.
Partizani, nëse kalon pengesën e estonezëve të Kalju, përballet me fituesin e St. Patrik-Hegelman.
Egnatia, në rast dështimi në Champions ndaj islandezëve të Breidablik, do masë forcat me humbësen e çiftit Ludogorets – Dinamo Minsk.
Takimet e turit të dytë Conference League janë të planifikuar për 24 korrik dhe 31 korrik.
Shorti:
Atletik Eskeldes/Dudelanxh vs Dinamo
Vllaznia/Daugavpils vs Malisheva/Vikingur
St. Patrik/Hegelman vs Kalju/Partizani