Parashikimi i motit për sot, 19 qershor 2025

Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të mbizotërohet nga intervalet e gjata me diell dhe kalimet e lehta të vranësirave. Moti i kthjellët do të jetë dominant në qytetet e zonës bregdetare dhe të ulët. Ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira kalimtare. Por pjesa e dytë e ditës do të zhvillojë vranësirat të cilat më të theksuara pritet të jenë në gjysmën Lindore të territorit, duke krijuar mundësi për reshje të përkohshme shiu.

Shirat me prezent do të jenë në skajin Verilindor dhe Juglindor të Shqipërisë. Ndërsa mbrëmja vonë permirëson dukshëm kushtet e motit edhe në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes duke bërë që temperaturat minimale të shënojë 11°C në zonat malore POR në mesditë ulen duke regjistruar vlerën maksimale deri në 34°C në Jug të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×