Balla takim në Strasburg me raportuesin për Shqipërinë në PE, Schieder: Vizioni ynë është i qartë. Ne synojmë të mbyllim negociatat e pranimit deri më 2027

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, zhvilloi një takim në Strasburg me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder.

Balla e cilësoi Schieder-in si “një mik dhe mbështetës të vyer të Shqipërisë”, ndërsa vlerësoi raportin vjetor për Shqipërinë, i cili pritet të miratohet nga Komiteti i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), përpara se të kalojë për votim në seancën plenare më 8–9 korrik.

Ministri Balla vlerësoi gjithashtu deklaratën e raportuesit Andreas Schieder se Shqipëria mund të quhet me krenari “favoriti kryesor” mes kandidatëve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Vizioni ynë është i qartë: Ne synojmë të mbyllim negociatat e pranimit deri në vitin 2027 dhe të sigurojmë anëtarësim të plotë në BE brenda mandatit të ri qeverisës, që na e besuan me një shumicë si asnjëherë më parë shqiptarët në zgjedhjet e 11 majit” — theksoi Balla në Strasburg, duke e cilësuar këtë një vlerësim që, sipas tij, konfirmon progresin e prekshëm të vendit në reformat demokratike dhe institucionale.

Në Strasburg, një ditë më parë, Balla mori pjesë në takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit (SAPC), ku përcolli mesazhin se Shqipëria është më e përgatitur se kurrë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×