Ka nisur sot Akademia Politike e Partisë Socialiste, ku do të trajtohen deputetët e rinj që do të jenë në shtator në Kuvend për herë të parë, pasi fituan mandatin në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se ky është edicioni i tretë i kësaj akademie, ndërsa do të jetë e organizuar në tre module.
Moduli i parë, i cili nisi punën sot, është “Roli i deputetit dhe etika e përfaqësimit”, ku lektorë do të jenë Fatmir Xhafaj, Erjon Braçe dhe Niko Peleshi.
Ndërsa pas dy javësh nis punën moduli i dytë “Funksionimi i Parlamentit” ku lektorë janë Etilda Gjonaj, Toni Gogu dhe Klotilda Bushka.
Moduli i tretë është quajtur “Marrëdhëniet ndërinstitucionale dhe ndërkombëtare”, ku lektorë do të jenë kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, Adea Pirdeni dhe Olta Xhaçka.
Moduli i katër është kanalizuar në “Komunikimin politik” me lektor Taulant Ballën, Eduard Shalsin dhe Endri Fugën.
I fundit, pra moduli i pestë “PS dhe vizioni 2030”, do të ketë lektorë Milva Ekonomin, Blendi Çuçin dhe Evis Kushi.
Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama kishte një takim me të gjithë deputetët e rinj dhe lektorët, ku ka theksuar përgjegjshmërinë që duhet të kenë në legjislaturën e ardhshme.