U zgjodh nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Endrit Braimllari: Opozita të bashkohet në vendimmarrje në dobi të qytetarëve

Në intervistën e tij të parë, pas zgjedhjes si nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Endrit Braimllari tha për News24 se ka kërkuar që Këshilli Bashkiak i Tiranës të ngrihet në një nivel të lartë përfaqësimi dhe vendimmarrje, në mënyrë që t’i shërbejë më së miri qytetarëve.

Këshilli Bashkiak duhet të jetë pranë shqetësimeve të qytetarëve dve larg debatit politik. Është vendi ku qytetarët kanë nevojë për projektvendime në shërbim të tyre. Këshilli është vendi ku diskutohet për qytetarët, debati politik duhet të bëhet në Kuvend.

“Ajo çfarë kam kërkuar personalisht si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka qenë që këshilli të ngrihet në një nivel të lartë përfaqësimi për qytetarët. Unë besoj se kjo është gjëja më e rëndësishme për vendimmarrjen në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ka shumë halle, shumë shqetësime dhe duhet t’u shërbejmë maksimalisht qytetarëve, duke shmangur burokracitë e panevojshme.”

Gjatë bisedës në studio me gazetaren dhe moderatoren Ola Bruko, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Endrit Braimllari tha se pavarësisht qëndrimeve të ndryshme politike mes mazhorancës dhe opozitës, duhet të përbashkohen në vendimmmarrje në dobi të qytetit dhe qytetarëve.

“E kemi gjetur këtë dakordësi në Këshill, edhe opozita e di këtë gjë. Ne mund të kemi qëndrime politike të ndryshme, mund të ndahemi në bindje, por shërbimi ndaj qytetarëve shkon përtej bindjeve tona.”

Kujtojmë se Braimllari pas largimit nga Partia e Lirisë ka shërbyer në Këshillin Bashkiak të Tiranës si këshilltar i pavarur.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×