Rinumërohen 35% e kutive të Tiranës/ PD-së i ishin shtuar 219 vota, PS-së 190. Ndryshon rezultati edhe për PSD e Nisma-Shqipëria Bëhet

Janë rinumëruar rreth 35% e kutive të Qarkut të Tiranës. Grupet e KQZ kanë përfunduar deri tani procesin për 433 kuti nga 1282 në total, teksa vijon puna për 849 të tjerat.

Partisë Demokratike i janë zbritur 219 vota, ndërsa socialistëve 190.

Vota ka humbur edhe koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet e PSD e Tom Doshit.

Ndërsa koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës i janë rikthyer 13 vota të cilat i ishin mohuar në 11 maj.

6 vota i janë shtuar koalicionit Djathtas për Zhvillim të hequra padrejtësisht gjatë numërimit.

Screenshot 290
Screenshot 290

Rinumërimi në Qarkun e Tiranës erdhi pas vendimit të dy anëtarëve të PD në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, Ledio Braho e Elvis Cefa. Ndërsa u rrëzua kërkesa e koalicionit PD-ASHM për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 11 majit.

Pas Tiranës, edhe votat e Qarkut të Fierit do të rinumërohen të gjitha për partitë dhe kandidatët.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×