
Elinara dhe Erandi, dy nga personazhet më të komentuar të këtij sezoni, folën për herë të parë hapur për raportin e tyre në Ferma Club. Përkundër pritshmërive të publikut, nuk pati një deklarim dashurie, por Elinara zgjodhi të fliste me ndershmëri për ndjenjat e saj.
“Ndjesi kisha. Erandi ka atë finesën dhe sjelljen e një zotërie fisnik. Por aty ishte një reality show, dhe për fat të keq, ai zgjodhi të më eliminojë. Aty kuptova që nuk më dashuron,” tha ajo.
Ajo shtoi se nëse Erandi do të kishte zgjedhur ndryshe, ndoshta historia e tyre do të kishte një tjetër rrjedhë.
“Erandi mund të zgjidhte dashurinë, por zgjodhi lojën. Mbase jashtë mund të ndodhë diçka, por nuk mbaj shpresa të kota.”
Erandi nuk i priti lehtë këto fjalë. “U shokova,” tha ai, duke lënë të kuptohet se ndoshta ndjenjat nuk janë aq të qarta sa duken.