Java e kulturës franceze në Korçë! Ambasadorja e Francës: Mbështesim plotësisht integrimin europian të Shqipërisë

Korçë – Në kuadër të Javës së Kulturës Franceze, e cila është kjo vit është dedikuar qytetit të Korçës, Ambasadorja e Francës në Shqipëri zhvillon një vizitë të rëndësishme në qytet, duke nënvizuar lidhjet e hershme dhe të tjera të Francës dhe Korçës. Gjatë fjalëve të saj, ambasadorja theksoi se kjo ngjarje nuk është vetëm një festë kulturore evropiane.

“Kjo deklaratë ishte shprehur qartë edhe nga presidenti Macron gjatë vizitave në Shqipëri,” u shpreh një ambasadorja.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i bashkisë së Chambery, Thierry Repentin, njëherazi ish-ministër francez për çështjet evropiane, i cili nënvizoi rëndësinë e ndërlidhjes lokale për të gjithë procesin e integrimit. Ai deklaroi se Shqipëria është pjesë e Evropës, përmes projekteve konkrete në fushën e kulturës, arsimit dhe zhvillimit, një rol kyç në afrimin me standardet evropiane.

Java e Kulturës Franceze në Francë merret me aktivitetet e artistëve, publikon shfaqje, si dhe nisma digjitale, duke përforcuar urat e bashkëpunimit mes vendeve dhe thekson rolin që kultura luan në procesin e integrimit evropian.

Ambasadorja Franceze nga Korça:- Siç e dini ne kemi javën e kulturës franceze që është një ngjarje kombëtare dhe kemi vendosur t’ja dedikojmë Korccës. Marrëdhënia jonë me Korçën është tradicionale dhe e largët, qëllimi është që kjo marrëdhënie të bëhet e tashme dhe t’i shërbejë dhe të ardhmes ndaj kemi ardhur këtu. Përveç projektit kulturor, në kuadër të bashkëpunimit që kemi midis bashkisë së Chambery dhe asaj të Korçës, do doja të falenderoja z. Sotiraq Filo dhe z. Thierry Repentin, ish ministër i çështjeve europiane në Francë, i cili ka ardhur posaçërisht për këtë event në Korçë. Franca e mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE, kjo është thënë edhe nga presidenti Macron gjatë vizitave të tij në Shqipëri dhe integrimi europian kalon jo vetëm përmes kulturës por edhe zhvillimit të territoreve, projekteve të bashkëpunimit territorial, zhvillimit të qëndrueshëm ndaj dua të falenderoj dy kryetarët e bashkive për këto projekte që kanë në këtë fushë.”

Kryetari i bashkise Chambery Thierry Repentin:-“Fakti që jam sot këtu si kryetar i bashkisë së Chambery, por dhe si ish ministër i punëve europiane, është për të konfirmuar dhe njëherë që Shqipëria është në Europë dhe ne do ta shoqërojmë këtë proces të pranisë së anëtarësimit në BE. Ky realitet dhe kjo prespektivë europiane është shoqëruar në nivele të larta politike, ka mbështetjen e qeverisë franceze pasi presidenti Macron ka ardhur dy herë në Shqipëri, po ashtu kryeministri Rama ka bërë vizita të vazhdueshme në Francë. Mendoj që vend të rëndësishëm në integrimin në BE, luajnë edhe institucionet territoriale, bashkitë, me qëllim që projektet mes vendeve të zhvillohen. Kemi bërë thirrje për bashkëpunim në kuadër të projekteve me vendet që aderojnë në BE dhe kemi zgjedhur të punojmë me bashkinë e Korçës, sepse kemi afërsi të mëdha gjeografike, por edhe për prioritetet e zhvillimit territorial në kulturë e në arsim. Pas disa muajsh bashkëpunim jemi aktualisht me një projekt konkret në Korçë, për javën e kulturës franceze, me shfaqje por edhe projekte digjitale. Kultura që të pasurohet ka nevojë të zhvillohet sidomos në kohët e sotme një faktor tjetër i rëndësishëm janë teknikat inovative.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×