Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër kundër ligjit të ri për “Zonat e Mbrojtura”, duke e cilësuar atë si një nismë antikushtetuese që rrezikon të shkatërrojë pasuritë natyrore dhe trashëgiminë kombëtare të Shqipërisë.
Ina Zhupa: Ligji është antikushtetues, asgjeson zonat e mbrojtura dhe shkatërron trashëgiminë Kombëtarez
Jemi këtu për të kërkuar rrëzimin e ligjit të “Zonave të Mbrojtura” që praktikisht nuk lejon më asnjë zonë të tillë në Shqipëri.
Edi Rama ka shpallur luftë çdo pasurie të shqiptarëve për ta vënë në funksion të klientëve të pushteti, edhe në këtë luftë janë edhe zonat e mbrojtura. Prova gjenerale u bë me Parkun e Butrintit, edhe më pas kaluam te Ligji që nuk ka më asnjë zonë të mbrojtur po vetëm zona për investime strategjike sipqs orekseve private.
Gjithë diskursi i qeverisë për standartet europiane bie poshtë me këtë ligj, pasi Europa merr masa për ti mbrojtur mjedisin dhe shëndetin ndërsa Shqipëria ndryshe edhe nga sa detyrohet nga MSA neni 108 dhe nga parimet europiane, merr masa për të hequr mbrojtjen dhe për të ndërtuar.
Me këtë ligj asgjesohen zonat e mbrojtura dhe nuk garantojmë dot as parimet kushtetuese, as nenet e kushtetutës, neni 56; neni 59 1d, neni 59 1g, neni 82 etj. Kushtetuta kërkon që ne të mbrojmë mjedisin, të garantojmë trashëgiminë kombëtare dhe të zbatojmë parimin e solidaritet social ku brezave të ardhshëm i lënë një mjedis më të mire ose njëlloj si ai që jetojme ne.
Interesat dhe presionet për këtë ligj janë të mëdha po i bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese mos bjer pre e presioneve dhe të qëndroj në lartësinë e detyrës.