Është zhvilluar mesditën e sotme seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji.
Sipas avokatit të tij, Ledio Braho, raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier ka rezultuar pozitiv.
Gjykata njoftoi se, në përputhje me procedurën, është kërkuar edhe raporti i Shërbimit të Provës, i cili duhet të dorëzohet deri më 8 korrik. Vendimi për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht do të merret pas analizimit të këtij raporti.
Ervin Salianji po vuan një dënim pas vendimit përfundimtar në çështjen e njohur si “Babale”.