Berisha: Provat për farsën e 11 majit do t’i çojmë në Kongresin Amerikan, Senat dhe në Parlamentet e BE-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sot se provat që sipas tij dëshmojnë manipulimin e zgjedhjeve vendore të 11 majit do të dërgohen në të gjitha institucionet ndërkombëtare.

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se këto prova do të çohen në Kongresin dhe Senatin amerikan, në parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, si dhe në të gjitha institucionet ndërkombëtare që trajtojnë çështjen e zgjedhjeve dhe demokracisë.

Ai shtoi se ky proces po ecën me kujdes për të qenë në përputhje me raportin përfundimtar të vëzhguesve ndërkombëtarë:
“Është normale që të pritet raporti përfundimtar për t’u proceduar më tej. Ka institucione ku debati zyrtar për këtë çështje është i hapur dhe aty po paraqiten provat.”

Berisha tha se Partia Demokratike do të vijojë betejën për të faktuar se zgjedhjet e 11 majit ishin, sipas tij, një farsë që nuk respektoi standardet demokratike.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×