“Rinumërimi s’po sjell diçka të re”/ Ilirjan Agolli: PS ka fituar zgjedhjet, PD humbi. Të dyja palët duhet të reflektojnë…

Rinumërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit nuk sjell ndryshime të rëndësishme.

Kështu u shpreh gazetari Ilirjan Agolli,në një intervistë në studion e Neës 24.

Sipas Agollit të dyja partitë kanë hyrë në zgjedhje dhe thuajse e kanë ditur se çfarë do të ndodhte më pas. Ai theksoi se është momenti që si fituesit, ashtu edhe humbësit e zgjedhjeve, të reflektojnë.

Ilirjan Agolli, gazetar: Rinumërimi i votave nuk po sjell diçka të re. Gabimet kanë dalë të vogla, njerëzore. PS ka fituar zgjedhjet, PD ka humbur zgjedhjet, ky është realiteti. Të dyja partitë kryesore duhet të dinë të menaxhojnë fitoren dhe humbjen përkatësisht. Rinumërimi u bë si një hetim i SPAK dhe doli që numëruesit kanë numëruar saktë e se kanë bërë gabime të vogla, që janë njerëzore.

Çdo palë duhet të kuptojë se çfarë ndodhi në zgjedhjet e 11 majit. Të dyja palët e dinin paraprakisht se çfarë do të ndodhte, sepse hynë në zgjedhjet pa bërë Shqipërinë një zonë zgjedhore, pa pasur kod zgjedhor tjetër. Të dy partitë politike janë bashkëfajtore për procesin zgjedhor. PD ka humbur zgjedhjet dhe po gjen justifikime. Militantët duhet të largohen nga procesi i numërimit të votave. Çdo shkelje që sot denoncon PD, duhet që ta kishte parandaluar para se të ndodhte.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×