Presidenti Begaj në Kalabri: Investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si një portë investimi për të gjithë Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, gjatë vizitës në Kalabri ftoi drejtuesit  dhe investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si një portë investimi për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Në një ceremoni zyrtare nga autoritetet më të larta të rajonit të Kalabrisë, ku ndodhet për të përmbushur fjalën e dhënë për të takuar komunat arbëreshe dhe nderuar emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke vendosur bustet e tij në sheshet e komunave ku ato mungojnë, presidenti Begaj tha se Shqipëria është një vend i orientuar nga paqja dhe harmonia me fqinjët, për një prosperitet të të gjithë rajonit.

“Ne i jemi falënderues Italisë për mikpritjen dhe integrimin e kahershëm të arbëreshëve dhe të shqiptarëve pas viteve ‘90, sikurse edhe për respektimin dhe jo asimilimin e tyre.

Me Italinë kemi marrëdhënie të partneritetit strategjik. Italia është partneri ynë me shkëmbimet tregtare më të mëdha e, mbi të gjitha, avokatia më e madhe për integrimin tonë në BE”.

I pyetur nga përfaqësues të medias italiane, mbi rëndësinë e vizitës për lidhjet midis Shqipërisë dhe Kalabrisë, Begaj tha se lidhja midis Italisë dhe Shqipërisë është një lidhje, e cila bazohet mbi rrënjë të thella, mbi një partneritet strategjik.

“Jemi vende anëtare në NATO, kemi një avokate shumë të mirë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, siç është Italia, dhe kemi një bashkëpunim shumë të mirë ekonomik dhe tregtar. Nuk mund të lë pa përmendur bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe në fushën e edukimit midis universiteteve të dy vendeve”-  u shpreh Presidenti i Republikës.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×