Ish-Minstri i Brendshëm, Kolonel Dritan Demiraj, në komentin e tij në Log. në News24 për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran, u shpreh se për momentin është e pamundur me ndërhyrjen nga jashtë.
Demiraj argumentoi me faktin se ato grupe apo linja politike që hyjnë të pjesa e moderuar iraniane, ose kundërshtarët e Khameneit, u unifikuan si asnjëherë më parë.
Dritan Demiraj: “Absolutisht jo për ndryshimin e regjimit në Iran nga jashtë, për shkak se lufta me Izraelin tregoi se edhe ato grupe apo linja politike që hyjnë të pjesa e moderuar iraniane, ose kundërshtarët e Khameneit, u unifikuan si asnjëherë më parë. Së dyti, referuar tre drejtorëve të fundit të CIA-s, është tentuar ndryshimi i regjimit, por ka dështuar, pavarësisht se këto nuk pranohen hapur.
Së treti, pavarësisht nivelit të dëmtimit të strukturave ushtarake, konkretisht të komandantëve të Gardës Revolucionare, përfshirë komandën kryesore ajrore, prapë njësitë tokësore aktivizuan 600 mijë njerëz kundër operacioneve të Mossad-it. Jo më kot ata kanë arrestuar 700 persona që mendohet se kanë lidhje me Izraelin.”