Po shkëlqen në Europianin e të rinjve, Brighton ka gati 40 milionë paund për lojtarin e Liverpool

Harvey Elliott po shkëlqen në Kampionatin Evropian U21 me Anglinë e tij. Deri më tan, ai ka shënuar 4 gola, duke dhënë një kontribut të çmuar në fitoret kundër Spanjës dhe Holandës.

Megjithatë, mesfushori i Liverpoolit nuk është vetëm në qendër të ngjarjeve që lidhen me ekipin anglez, pasi nuk kanë munguar thashethemet për të ardhmen.
Elliot kishte shprehur indirekt dëshirën e tij për të provuar një eksperiencë të re.

Gjithashtu, ajo që e shtyu drejt kësaj zgjedhjeje ishte minutat e kufizuara nën drejtimin e Arne Slot, i cili e aktivizoi vetëm dy herë si titullar në Premier League.

Siç raportohet nga mediat, pretendenti kryesor është Brighton, që e shikon 24-vjeçarin si perfekt për stilin e tyre të lojës dhe tashmë po mendojnë të dërgojnë një ofertë zyrtare.

Brighton mund të shkojë deri në një ofertë rreth 40 milionë paund, shifër kjo e kënaqshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×