Shkoi për inspektim për kontroll të mbjelljes së kanabisit në Mat, polici ndihet keq rrugës. Niset me helikopter në Tiranë

Këtë të enjte, që në orët e para të mëngjesit u bë e ditur se një grup inspektimi i Policisë së Shtetit pranë Komisariatit Mat, kanë qenë në territorin e Njësisë Adminiatrive Ulëz për kontroll të bimëve të dyshuara narkotike të llojit kanabis.

Burimet tona bëjnë me dije se përgjatë ushtrimit të kësaj detyre një nga punonjësit e policisë Mat, gjatë kontrollit në vendin e quajtur Trodhë, në kufi me rrethin e Krujës, është ndier i përkeqësuar nga shëndeti.

Menjëherë është njoftuar shërbimi i ambulancës, por automjeti i nisur nga Spitali i Burrelit nuk ka mundur të shkojë deri në vend, për shkak të terrenit të thyer dhe pa rrugë automobilistike. Në këto kushte është njoftuar të vijë helikopteri për të bërë transportin e punonjësit të policisë, në gjendje të përkeqësuar shëndetësore.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×