Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar qeverinë se ka lidhje me krimin e organizuar. Në një postim, ai tha se krimi cenon demokracinë dhe pluralizmin.
Balliu akuzon gjithashtu SPAK-un se ka humbur paanësinë dhe është kthyer në një instrument të pushtetit. Sipas tij, dy shtyllat që kanë vendosur në këmbë “narkoshtetin” janë kryeministri Edi Rama dhe SPAK-u, sipas tij, i politizuar.
Bashkëpunimi midis krimit të organizuar dhe qeverisë në proceset zgjedhore është tashmë një fakt i pakundërshtueshëm. Kjo aleancë antikombëtare, që shkatërron pluralizmin dhe demokracinë, është e mundur vetëm falë kapjes së drejtësisë.
SPAK-u nuk është më një institucion i drejtësisë, por një mekanizëm i regjimit për të certifikuar manipulimet dhe vjedhjet zgjedhore.
Dy shtyllat kryesore që mbajnë në këmbë narkoshtetin janë Edi Rama dhe SPAK-u i partisë, i cili ka humbur misionin kushtetues për të qenë i paanshëm dhe në shërbim të ligjit.