Një banesë u përfshi nga flakët e zjarrit mesditën e kësaj të shtunë në qytetin bregdetar të Shëngjinit.
Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar të gjitha orenditë shtëpiake të banesës së familjes së Qemal Gurit, ndërsa asnjë nga familjarët nuk ka qenë brenda në banesë në momentin e rënies së zjarrit.
E afërmja e familjes tregon momentet sesi e morën vesh për zjarrin, ndërsa sipas saj zjarri dyshohet të ketë rënë nga ndonjë shkëndijë elektrike.
Ajo apelon instancat përkatëse për ndihmë.