Ardit Bido, deputeti i zgjedhur i PS-së, deklaroi se më 11 maj u mbajtën për herë të parë zgjedhje normale në Shqipëri.
Ai tha se procesi zgjedhor nuk pengoi jetën publike dhe vendin të funksionojë si zakonisht.
Sipas Bidos, ndërkombëtarët panë një demokraci funksionale në Shqipëri dhe nuk ndërhynë, por vetëm uruan palën fituese.
Ardit Bido, deputet i zgjedhur i PS-së në zgjedhjet e 11 majit: Për herë të parë kishim zgjedhje normale më 11 maj. Nuk ndodhi, që për shkak të zgjedhjeve, të ndalohen shumë gjëra në vend. Kishte zgjedhje normale, siç i takon një vendi që do të hyjë në BE. Ndërkombëtarët shohin demokraci funksionale.
Në fund të zgjedhjeve, thjesht uruan atë palë që fitoi dhe nuk luajtën rolin e atyre që duhet të ndërhyjnë, siç ka ndodhur më herët. Reagimi i ndërkombëtarëve të bën të besosh se në vend ka demokraci normale, se në vend mund të mbahen edhe evente të tjera, siç ishin Giro D’Italia, Samiti i BE-së, pavarësisht se mbahen zgjedhje.
(Arena e Lajmit)