Bie zjarri në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa, shkrumbohen 5 dynym me pemë ahu

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa, në fshatin Bize të Martaneshit, në territorin e Bashkisë Bulqizë. Zjarri ka përfshirë rreth 5 dynym tokë të mbuluar me pyje ahu shumëvjeçar, duke shkaktuar dëme në një nga sipërfaqet natyrore me vlera të veçanta ekologjike.

Menjëherë pas njoftimit, në terren kanë ndërhyrë forcat e ADZM Dibër, zjarrfikësit e Bulqizës dhe banorë të zonës, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe ndalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë sezonit të verës, për të shmangur incidente të ngjashme që rrezikojnë mjedisin dhe biodiversitetin e zonave të mbrojtura.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×