“Tak Fak”/ Bariu solli dhentë nga Lazarati në kullotën e tyre, banorët e fshatit: Na ka mbetur të rrihemi, po na nxin jetën…

Pas denoncimit të bërë nga banorët e fshatit Sheper në emisionin “Tak Fak”, lidhur me pushtimin e kullotave nga një bari nga Lazarati, ekipi investigativ ka marrë reagimet edhe nga institucionet përkatëse.

Drejtori i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura (AZM) në Gjirokastër ka pranuar se kontratat e reja për shfrytëzimin e kullotave nuk janë përpiluar ende, duke krijuar një boshllëk ligjor që ka hapur rrugë për konflikte mes barinjve.

Ai konfirmoi gjithashtu se edhe Afrimi nga Lazarati, që ka zënë kullotat në fjalë, nuk zotëron asnjë kontratë zyrtare dhe se, në mungesë të saj, kullotat duhet të mbeten në përdorim vetëm të barinjve vendas.

Për këtë çështje u pyet edhe kryetari i Bashkisë Libohovë, i cili u shpreh se, sapo të nënshkruhen kontratat e reja, prioritet do t’u jepet barinjve të fshatit Sheper. Sipas tij, ky përparësi është i bazuar në faktin që ata kanë qenë përdoruesit zyrtarë të mëparshëm të këtyre kullotave.

Banorët e Sheperit shpresojnë që kjo situatë të marrë zgjidhje sa më parë, për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit dhe për të garantuar të drejtën e përdorimit të hapësirës së përbashkët sipas ligjit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×