Gjyqi për “Partizanin”, Alibali: Strategjia e mbrojtjes së Berishës synon tejkalimin e drejtësisë shqiptare

Analisti Neritan Alibali komentoi në emisionin “Log.” në News24 procesin gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ai vuri theksin te mënyra se si po ndërtohet mbrojtja nga ana e Berishës dhe ekipit të tij juridik.

“Strategjia e ndjekur duket qartë: po dokumentohen të gjitha shkeljet procedurale nga faza hetimore e deri në gjykim,” tha Alibali. Sipas tij, kjo linjë e mbrojtjes synon të vërtetojë mungesën e besimit në sistemin gjyqësor shqiptar dhe përgatit terrenin për një betejë më të gjerë juridike në instanca ndërkombëtare.

Alibali sugjeroi se qëllimi përfundimtar i kësaj strategjie është të sfidohet legjitimiteti i procesit, duke e nxjerrë çështjen përtej kufijve të drejtësisë vendase dhe duke kërkuar gjykim në institucione ndërkombëtare.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×